Përkrahje pa rezervë për realizimin projekteve mjedisore

Përkrahje pa rezervë për realizimin projekteve mjedisore

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj takoi ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Trajtimi i mbeturinave dhe shndërrimi i tyre në gaz, energji dhe ngrohje qendrore, krijimi zonave të gjelbra, mbrojtja dhe rehabilitimi i shtretërve te lumenjve, reduktimi i ndotjes së ajrit, trajtimi i ujërave të zeza, ruajtja e trashëgimisë, legalizimi i ndërtimeve pa leje e zbatimi i kornizës ligjore të kësaj ministre janë disa nga projektet që do t’i realizojmë deklaroi ministrja.

Ajo vlerësoi lartë kontributin e fondacioneve gjermane si GIZ-in në fushën e mbeturinave dhe KFW-në në fushën e trajtimit të ujerave të zeza.

Duke marrë parasysh nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë, e sidomos në kryeqytet, ministrja e njoftoj ambasadorin me kampanjën mbi reduktimin e ndotjes së ajrit e cila do të fillojë gjatë kësaj javë, sipas së cilës planifikohen shumë aktivitete që do të reduktojnë ndotjen e ajrit.

Nga ana tjetër, Heldt shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson në përkrahjen e pa rezervë në realizimin e këtyre projekteve.

Ai u shpreh i gatshëm që të merr pjesë në kampanjën për reduktimin e ndotjes së ajrit dhe  ne aksione të tjera  që kanë synim krijimin e një mjedisi të pastër, të një shteti me bukuri te shumta natyrore siç është Kosova./21Media