Në "Argument plus", u diskutua për ndotjën e ajrit

Në “Argument plus”, u diskutua për ndotjën e ajrit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj në emisionin , “Argument plus”, në RTV 21, deklaroi se Korporata Energjetike e Kosovës nuk e pranon që janë ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit, përcjell rtv21.tv

“Ata thonë që vetëm 30 përqind e ndotin Prishtinën dhe këtë regjion, ata një pjesë të fajit e hedhin tek “Kosova thëngjilli”, për arsye të mos përpunimit adekuat të thëngjillit, pastaj të asaj se si shitet apo si funksionon tregu i “Kosova thëngjillit” , e kështu me radhë”, tha Reshitaj.

Ajo po ashtu deklaroi edhe se ndotja e ajrit sot nuk është në një gjendje alarmante dhe se po punohet në evitimin e këtij problemi./21Media