Cilësia e ajrit në Kosovës ishte tema e diskutimit mes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Bankës Botërore në Kosovë

Cilësia e ajrit në Kosovës ishte tema e diskutimit mes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Bankës Botërore në Kosovë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj tha se përqendrimi i gjendjes së cilësisë së ajrit me theks të veçantë në regjionin e Prishtinës, vjenë si pasojë e kushteve meteorologjike të sezonit të dimrit, emetimet e shtuara nga transporti, urban dhe ndër urban, përdorimi i thëngjillit dhe mjeteve të tjera djegëse jo miqësorë me mjedisin.

Ajo ka treguar masat që ka ndërmarrë dhe ka kërkuar që të gjitha institucionet të veprojnë në mënyrë që të përmirësohet cilësia e ajrit.

“Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë i kam kërkuar që të rritet kontrolli i cilësisë së derivateve të naftës së importohet në Kosovë, si dhe nga Ministri i Punëve të Brendshme mobilizim dhe përkrahje në këtë situatë. Ne këtë vit jemi zotuar që do të punojmë në themelimin e policisë së gjelbër e cila do të ndikojë shumë në uljen e ndotjes në përgjithësi. Nga Ministri i Shëndetësisë kam kërkuar që të përkrah Institutin Kombëtar të shëndet Publik”, tha Reshitaj.

Ajo po ashtu tha se janë në përgatitje të softuerit qendror për mbledhjen e të dhënave për të ditur gjendjen e cilësisë së ajrit nga stacionet monitoruese dhe paraqitjen e tyre përmes Web aplikacionit dhe smartfonëve, si dhe do të përkrahen projektet e energjisë së ripërtristhme.

“Si Ministri jemi në përgatitje të softuerit qendror për mbledhjen e të dhënave të cilësisë së ajrit nga stacionet monitoruese dhe paraqitja e tyre në kohë reale përmes Web aplikacionit dhe smart-fonëve. Do të përkrahen projektet dhe aktivitetet që kanë qëllim promovimin e energjisë së ripërtëritshme dhe efiqencën e energjisë, si do të rriten caqet për energjinë solare dhe të erës”, tha Reshitaj.

Drejtori i zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marco Montavanelli, ka thënë se kualiteti i ajrit përveç që ndikon në shëndet ajo ndikon edhe në zhvillimin ekonomik.

“Kualiteti i dobët i ajrit është çështje shëndetësorë por edhe e zhvillimit por edhe çështje e zhvillimit ekonomik. Jemi të shqetësuar për këto pjesët e vogla të cilat vështirë filtrohen çoftë edhe më një maskë e që zakonisht ngjiten nëpër mushkëritë tona dhe ky nivel është bukur i lartë, veçanërisht gjatë muajve të dimrit në Prishtinë dhe në Kosovë në përgjithësi. Ne do të shqyrtojmë ndikimin në shëndet dhe në ekonomi, do të mundohemi të kuptojmë se prej nga vjen ndotja. Ministrja e përmendi, ka burime të shumëfishja. Po ashtu edhe moti, pra ndotja importohet dhe eksportohet . Është fenomen që nuk njeh kufijë, por është me rendësi që të kuptohet se cilët janë burimet dhe çfarë mund të bëjmë për të”, tha ai.

Gjatë kësaj periudhe, ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj ka treguar masat që i kanë marrë në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Sipas saj, janë larguar thëngjillin në tri institucione edukativo-arsimore duke e zëvendësuar më lëndë tjera djegëse , për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve në mospërdorim të lëndëve djegëse jomiqësore me mjedisin.

Po ashtu tha se janë 200 shkolla në të gjithë vendin që përdorin thëngjillin për ngrohje ajo po ashtu tha se ka kërkuar që të ndërpritet dhënia e thëngjillit për punonjësit e KEK-ut, si dhe zgjerimin e rrjetit të KO-Gjenerimit në Prishtinë në mënyrë që të largohet përdorimi i thëngjillit për ngrohje.

Ndërsa shefi i BB ka thënë se do të financojnë në projekte që kanë për qëllim përmirësimin e ajrit.