Reshitaj priti në takim delegacionin të JICA  Japoneze

Reshitaj priti në takim delegacionin të JICA  Japoneze

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka pritur sot në takim një delegacion të nivelit të lartë të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar- JICA, kryesuar nga Miyazaki Kiyotaka, drejtor për Evropë në JICA.

Fillimisht ministrja falënderoi shtetin japonez dhe JICA për mbështetjen e pa rezervë që kanë dhënë dhe po japin për Kosovën e në veçanti për mjedisin.

Ajo poashtu falënderoi agjencinë japoneze për projektin që bashkë me MMPH-në janë duke realizuar në fushën e ajrit, për hulumtimin e ndotësve të ajrit në regjionin e Prishtinës, rehabilitimin e stacioneve për monitorimin e cilësisë së ajrit, nga i cili projekt brenda këtij viti do të dalim me rezultate preliminare mbi ndotësit  e ajrit në regjionin e Prishtinës.

Nga ana e tij, Kiyotaka përgëzoi ministren për punën e saj në adresimin e problemeve mjedisore ne vend, me ç ‘rast foli mbi projektet që JICA po përkrah në Kosovë, duke përfshi projektin e ajrit dhe projektin për menaxhimin e mbeturinave në regjionin e Prizrenit, duke zgjeruar dhe  ngritur nivelin e cilësisë së shërbimeve për mbledhjen e mbeturinave.

JICA rikonfirmoi përkrahjen e saj për Kosovën dhe Ministrinë në veçanti, duke shqyrtuar mundësitë e përkrahjes edhe në rehabilitimin e shtretërve të lumenjve si dhe në mbrojtjen e burimeve ujore në vend.

Reshitaj në fund kërkoi nga JICA përkrahjen e idesë së saj për ndërtimin e impiantit për trajtimin e mbeturinave dhe shndërrimin e tyre ne gaz, energji dhe ngrohje qendrore.