Reshitaj: Kufijtë fizik të pa rëndësishëm përballë fuqisë dhe ligjeve të natyrës

Reshitaj: Kufijtë fizik të pa rëndësishëm përballë fuqisë dhe ligjeve të natyrës

Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj takoi presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, me ç’rast shprehu përkushtimin e saj maksimal në thellimin e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit.

Ministrja Reshitaj tha se kufijtë fizik janë të pa rëndësishëm përballë fuqisë dhe ligjeve të natyrës dhe ndikimit që kanë në jetën dhe mirëqenien e qytetareve, thuhet në njoftimin e dërguar nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Ne mjedisin këtej dhe andej Alpeve do ta trajtomë si një, duke u kujdesur që vendi ynë të duket ashtu siç e meriton, një vend i shkëlqyer turistik”, tha Reshitaj.

Ndërsa, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ofroi përkrahjen e tij dhe të shtetit shqiptar në rrugën e zhvillimit dhe integrimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

“Bashkërisht duhet të angazhohemi fuqishëm në ruajtjen e mjedisit dhe trashëgimisë së përbashkët , dëshmi e këtij angazhimi është edhe vizita e ministres Reshitaj që bashkë me ministrin Blendi Klosi të hedhin hapat e parë në këtë drejtim”, tha presidenti Meta./21Media