Në “Argument plus” po diskutohet rreth ndotjës së ajrit dhe problemeve tjera të mjedisit

Në “Argument plus” po diskutohet rreth ndotjës së ajrit dhe problemeve tjera të mjedisit

Në kuadër të emisionit “Argument plus”,  në RTV 21, po diskutohet rreth mbrojtjes së mjedisit, e në veçanti ndotjes së ajrit. Ky problem kohëve të fundit është paraqitur si një shqetësim serioz për shëndetin e qytetarëve, përcjell rtv21.tv

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shkaktarët kryesor të ndotjes së ajrit janë industria, transporti dhe lëndët djegëse.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Rashitaj tha se është duke u punuar për të evituar këtë problem në bazë të një plani të aktiviteteve.

Ndërsa ajo po ashtu tregoi se edhe sot është bërë matja e ndotjes së ajrit. “Nga ministria jonë konsiderohet nëse nuk s’gaboj që është 62 mikrona, nuk është ndonjë vlerë alarmante, meqenëse deri në 50 është jo e rrezikshme, 50 deri në 100 veç fillon ndërsa rrezikshmëria rritet në 500 e tutje.”, tha Reshitaj

Kurse sipas matësit të ambasadës Amerikane në Prishtinë,  ditë më parë koficienti i ndotjes ka tejkaluar shumëfish përmasat e lejueshme të ndotjes./21Media