Reshje bore dhe shiu në bregdetin shqiptar

Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i vranët me intervale kthjellimesh, me përjashtim të zonave malore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën bregdetare dhe pjesërisht në qendër. Në lartësitë mbi 800-1000 metra në zonat malore do të ketë reshje të dobëta dëbore. Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës. Ngrica në zonat malore.

Era do të fryjë nga Verilindja-Veriperëndim me shpejtësi 1-12 m/sek., e shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë, me lartësi vale 1.5 metra.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër -3/0 re diell

Kukës  -7/-3re borë

Lezhë   -1/1 re shi

Dibër    -9/-5re borë

Durrës  0/6 re shi

Tiranë   0/8 re shi

Elbasan 1/5 re diell

Berat    2/7 re diell

Vlorë    4/10 re shi

Korçë  -6/0 re borë

Gjirokastër -2/10 re diell

Sarandë 3/10 re diell.

Back to top button