Reshje rekorde në Australi

Shuhen dy zjarre të mëdha por shkaktohen vërshime

Në qytetin australian, Sydney, është thyer rekordi i reshjeve të shiut për 30 vjetët e fundit. Reshjet e mëdha kanë shkaktuar vërshime, por edhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në shuarjen e dy zjarreve të mëdha që po përhapeshin në natyrë.

Agjencia e motit në Australi tha se 391.6 milimetra shi kanë rënë vetëm gjatë katër ditëve të fundit në Sydney, që është tri herë më shumë se reshjet mesatare gjatë tërë muajit shkurt, transmeton 21Media.

Rreth 100 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa zyrtarët australianë kanë paralajmëruar se shkalla e vërshimeve mund të jetë vdekjeprurëse, shkruan “BBC”.

Megjithatë, këto reshje kanë ndikuar pozitivisht në një aspekt tjetër. Pas tyre, vetëm 17 vatra të zjarrin kanë mbetur aktive nga qindra sa ishin më parë.

Byroja e Meteorologjisë paralajmëroi se zonat e prekura nga zjarret tash janë edhe më të rrezikuara nga vërshimet dhe uji i tyre mund të sjellë mbetje të shumta.

Shumë njerëz kanë festuar pas reshjeve të shiut duke i publikuar pamjet në rrjetet sociale./21Media

Back to top button