Situata paraqitet problematike

Situata paraqitet problematike

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale Burrel-Milot në Shkopet.

Situata paraqitet problematike në Milot në afërsi të fshatit Skuraj, ku rruga është njëkalimshme për shkak të rrëshqitjeve.

Reshjet të shiut me intensitet të lartë kanë sjellë dhe ndërprerjen e energjisë elektrike prej 24 orësh në njësinë Ulëz dhe Baz. /oranews