Thaçi e fton Domingo që ta vizitojë Kosovën

Thaçi e fton Domingo që ta vizitojë Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka takuar në Vjenë tenorin dhe dirigjentin me famë botërore nga Spanja, Plácido Domingo.

Domingo  ka pranuar ftesën e Thaçit që ta vizitojë Kosovën.

“Në Vjenë takova tenorin dhe dirigjentin me famë botërore nga Spanja, Plácido Domingo. Përveç bisedës së këndshme, tenorin e njohur Domingo, e ftova që ta vizitojë Kosovën, ftesë të cilën e pranoi me shumë kënaqësi”, ka shkruar presidenti në Facebook./21Media