Xhamia e fshatit Brestovc të Komunës së Rahovecit, është i vetmi monument i evidentuar në këtë fshat

Xhamia e fshatit Brestovc të Komunës së Rahovecit, është i vetmi monument i evidentuar në këtë fshat

Sipas Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kultorore në Prizren, Xhamia e fshatit Brestovc, është i vetmi monument i evidentuar në këtë fshat, i cili me varrezat e vjetra përreth prezanton një tërësi arkitekturore-shpirtërore nga fundi i shek XV. Minarja e ruajtur pothuajse në tërësi paraqet një vepër me rëndësi arkitekturore – inxhenjerike e ndërtuar me material vendor që i ka përballuar rrethanave të ndryshme gjatë historisë dhe kushteve atmosferike.

Nga QRTK me këto ndërhyrje restauruese-konservuese synohet bashkëveprimi i institucioneve të vendit, në këtë rast QRTK-së në Prizren dhe komunitetit të këtij fshati si shfrytëzues të përhershëm të këtij monumenti./21Media