Ushqimi shërbehet për të pastrehët

Ushqimi shërbehet për të pastrehët

Argjentina është përfshirë nga një mot i ftohtë duke u shkaktuar probleme shtesë të pastrehëve, të cilët po vuajnë dhe kanë nevojë për ushqim. Për të ndihmuar në përballimin e krizës, restoranti, me emrin ”VIP”, iu ka dalë në ndihmë atyre që janë në nevojë.

Ky restorant është i familjes së Lionel Messit, dhe ka siguruar ushqim, pije për të pastrehët në Argjentinë.

Ne po japim kafe, pije joalkoolike si dhe ushqim. Do ta mbajmë këtë për 15 ditë, nga ora 19:00 deri 21:00“, citohet të ketë thënë menaxherja e restorantit Ariel Almada.

Restoranti, i quajtur “VIP”, është duke dhënë ushqime për të pastrehët që nga e premtja dhe do të vazhdojë kështu edhe në ditët në vijim. /21Media