Haradinaj mirëpret Sinanin

Haradinaj mirëpret Sinanin

Resul Sinani i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga Lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj. Ai është shprehur mirënjohës ndaj Sinanit për aderim në AAK.

“Një figurë e dëshmuar publike, aktiv në fushën e medias, profesori i gazetarisë dhe intelektuali Resul Sinani, nga sot angazhimin e tij politik do ta vazhdojë së bashku me Aleancën. Mirënjohës që ka besuar në vizionin e AAK-së, për jetësimin e synimit për Kosovën 100% shtet.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ish moderatori, Resul Sinani në shkurt të vitit 2018 është futur në politikë, e hapat e parë në këtë lami i bëri me partinë Nisma./21Media