Rita vlerësohet për bamirësi

Rita vlerësohet për bamirësi

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka vizituar shtetin e Kosovës në kuadër të një misioni bamirësie në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

28-vjeçarja Kosovën e ka vizituar së bashku me nënën e saj, Vera Orën.

Vizitës së saj në Kosovë, revista botërore DailyMail i ka kushtuar një artikull të veçantë.

Ata, Ritës i janë drejtuar si artistja e cila ka fituar shumë çmimeve, shkruan rtv21.tv

Në këtë artikull shkruhet se si Rita në moshën një vjeçare është larguar nga Kosova dhe tani është kthyer në Kosovën e saj për bamirësi.


Sipas tyre, Rita me bamirësi merret që nga viti 2013, dhe tani ajo ka befasuar më shumë se 400 fëmijë në ngjarjen vjetore të UNICEF-it “Activate Talks” në Prishtinë.

Artistja shqiptare dje mbajti edhe një fjalim para publikut, ku tha që ndihet e lumtur dhe krenare që është nga Kosova si dhe ajo, ndihet e nderuar që i takoi fëmijët e mbështetur nga UNICEF. Dhe se është e gatshme t’i mbështesë të rinjtë e Kosovës. /21Media