Komuna e Prishtinës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi

Komuna e Prishtinës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi

Nxënësit e shkollës “Elena Gjika” të Prishtinës vitin e ri shkollor do ta fillojnë në objektin e rinovuar të shkollës.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes faqes së saj.

“Po vazhdojnë punimet për renovimin e shkollës “Elena Gjika”, projekt ky i përbashkët i Komunës me TIKA-n.  Në vitin e ri shkollor, shkolla do te jetë e gatshme për nxënësit e saj”, bëhet e ditur në njoftimin e komunës.

Komuna e Prishtinës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) më 03 korrik të këtij viti kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit të rinovimit dhe pajisjen me inventar të shkollës fillore “Elena Gjika”. Më shumë se 50 për qind e rinovimit do të mbështetet nga TIKA.