Ka ndërruar jetë autori i shumë veprave për fëmijë

Ka ndërruar jetë autori i shumë veprave për fëmijë

Në moshën 90-vjeçare ka vdekur shkrimtari dhe pedagogu, Rexhep Hoxha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një shkrimi në “Facebook”, tha se vdekja e Hoxhës është humbje për familjen dhe tërë komunitetin e Kosovës.

“Ishte një klasik i letrave shqipe, një shkrimtar i guximshëm, me librat e të cilit u rriten shumë breza”, ka shkruar Thaçi duke shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tij.

Rexhep Hoxha ishte lindur në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmen i kishte kryer në vendlindje, ndërsa albanologjinë e kishte studiuar në Beograd. Një kohë kishte punuar redaktor i “Rilindjes për fëmijë”, në emisionin për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërkaq shumë vite kishte ligjëruar lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.

Veprat e tij të njohura për fëmijë janë: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Lugjet e verdha”, “Zëri i pyllit”, “Verorja”, “Ermali”, etj./21Media