Ftohet si i dyshuar

Ftohet si i dyshuar

Rexhep Selimi me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar , në cilësinë e të dyshuarit, shkruan rtv21.tv.

“Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyren e Prokurorit të Specialozuar në Holandë.”, ka bërë të ditur Selimi.

Ai ka deklaruar se është ftuar si pothuajse të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së./21Media