Rezarta ka një dëshirë të veçantë për vitin 2020

Rezarta ka një dëshirë të veçantë për vitin 2020

Në shtëpinë e këngëtares së njohur Rezarta Shkurtës festat e fundvitit si duket kanë mbërritur më herët.

Këto festa janë të dëshiruara thuajse nga të gjithë, por fëmijët mbesin ata të cilët i presin me padurim. Edhe Hera vajza e Rezartës nga prindërit e saj ka kërkuar që dekorimet brenda shtëpisë të bëhen më herët, dëshirë të cilën Rezarta dhe Ermali ia kanë plotësuar.

Rezarta përmes një videos të ëmbël të publikuar me bashkëshortin dhe vajzën e tyre, Herën, zbuloi disa pamje nga atmosfera festive e shtëpisë së tyre.

Përveç se tregoi atmosferen, ajo zbuloi edhe dëshirën që e ka për vitin 2020.

“Mbremja e djeshme ne familjen tone u mbyll keshtu. Bebja jone Hera e ka vitin e ri kur te doje, mami dhe babi nuk ja prish.Gjithashtu mbreme shprehem dhe deshirat, kuptohet une dhe Ermali ju lutem babagjyshit qe Viti i ri te na gjej me disa Kilogram me pak! Ishalla kete here i mer ne konsiderat lutjen tone”, ka shkruar Rezarta poshtë videos së publikuar në Instagram.

 

Kujtojmë që, Rrezarta Shkurta, përveç se merret me muzikë ajo që disa vite ka hapur një kompani, e cila ofron shërbime fotografike familjare në Shqipëri, kurse këtë vit ajo këtë kompani e hapi edhe në Kosovë. /21Media