“Rezoluta s’mund dhe s’guxon ta shkelë Kushtetutën!”

Sipas Malokut, më kushtetuese do ishte triada përfaqësuese, presidenti, qeveria dhe kuvendi

Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku ka komentuar rezolutën e propozuar nga PSD-së mbi procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë, e cila u votua dje në Kuvendin e Kosovës.

Maloku me këtë rast është shprehur se “Rezoluta (si obligim moral) s’mund dhe s’guxon ta shkelë (aktin më të lartë!) Kushtetutën!”

“Nuk e kam të qartë se si mundet në “Delegacionin Shtetëror” (si përfaqësues i KUVENDIT të Kosovës), në cilësinë e “opozitarit”, të futet (ashtu, si është insistuar me ligjin e propozuar nga PSD-ja) SHPEND AHMETI?! Kur dihet botërisht, që i njejti s’është DEPUTET, por, një apartçik qeveritar!?”, është shprehur Maloku.

Profesori i Sociologjisë ka shtuar se më kushtetuese do të ishte përfaqësimi nga Presidenti, Qeveria dhe Kuvendi.

“Kushtetuta e Kosovës, e adreson sakt, si statusin e gjyqësorit, ashtu edhe atë ekzekutivit e legjislativit (ku sqarohet edhe përfaqësimi e roli i deputetit (o)pozitar). Unë mendoj, që më kushtetuese do ishte triada përfaqësuese; Presidenti, qeveria dhe Kuvendi. Mund të jem në gabim. Le të më korigjoj ndonjē ekspert ligjor…”, është shprehur Maloku përmes një shkrimi.

Ndryshe , dje u miratua Rezoluta për dialogun me Serbinë. Më këtë rezolutë Kuvendi bëhet vendi, në të cilën vendoset për platformën, orienton dhe monitoron dialogun me Serbinë. Sipas rezolutës, Delegacioni Shtetëror për dialog do të përbëhet nga këta anëtarë: Shpend Ahmeti (PSD), Fatmir Limaj (Nisma), bashkë-drejtues Enver Hoxhaj (PDK), anëtar Avni Arifi (AAK), anëtar Behgjet Pacolli (AKR), anëtar Visar Ymeri(PSD/ vend i rezervuar për opozitën), anëtar Dugagjin Gorani (AAK/ vend i rezervuar për opozitën), anëtar Mahir Jagcilar (6 +), anëtar Dardan Gashi (zv/ KM) anëtar, një anëtar nga shoqëria civile./21Media

Back to top button