Rezultat i analizave, shumica e lodrave që vijnë nga Azia të rrezikshme

Ministri Hasani kërkon ndalimin e importimit të tyre

12 mostra të lodrave kanë dalë të rrezikshme prej 15-të sa janë dërguar për testim në Holandë. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Tregtisë Bajram Hasani.

“Ne sot kemi marrë analizat përfundimtare nga laboratori “SGS”në Holandë dhe sipas analizave këto mostra janë JO KONFORM me parametrat e përcaktuar në ligjet dhe standardet përkatëse. Menjëherë kemi kërkuar nga Dogana e Kosovës që ta kenë si prioritet të lartë, sigurinë e lodrave dhe të ndalojnë importin e të gjitha lodrave nga tregu aziatik që nuk i plotësojnë kriteret.”, ka shkruar Hasani.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Dogana e Kosovës që të ndalojnë importin e lodrave nga tregu aziatik të cilat nuk i plotësojnë kriteret me ligj.

“Siç e përcakton edhe Ligjit nr. 06/L-041 Për Kërkesat Teknike për Produktet dhe Vlerësim të Konformitetit dhe Rregullorja nr.02/2017 Për Sigurinë e Lodrave, të gjitha produktet (lodra) ,të cilat importohen, duhet të jenë të shoqëruara me dosjen teknike e cila përmban:
a) Deklaratën e Konformitetit ( të lëshuar nga prodhuesi),
b) Test raporti ( i lëshuar nga një trup e certifikuar),
c) Etiketën me informatat e nevojshme për përmbajtje dhe përdorim”, ka shkruar Hasani në Facebook. “, ka përfunduar Hasani./21Media

Back to top button