Rezultatet e Etheve Hemorragjike Krime-Kongo

Sot do të prezantohen rezultatet e Etheve Hemorragjike Krime- Kongo

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot bëhet prezantimi i rezultateve të projektit “Diagnoza dhe mbikëqyrja e Etheve Hemorragjike Krime – Kongo, Biosiguria në Kosovë 2013-2016 dhe 2017-2019”.

Ky projekt mbështetet nga programi i partneritetit gjerman për ekselencë në siguri biologjike dhe shëndetësore – Ministria Federale e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, implementuar nga Instituti për Mjekësi Tropikale “Bernhard Nocht” Hamburg, në bashkëpunim me Klinikën Infektive të QKUK-së, IKSHPK dhe Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Back to top button