Barcelona siguroi kualifikimin në 1/8 e finales, Interi shpreson të kualifikohet

Barcelona siguroi kualifikimin në 1/8 e finales, Interi shpreson të kualifikohet

Interi e mundi Slavia Pragën të mërkuren me rezultat 3:1 për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në xhiron e fundit të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli dhe Napoli u ndanë baras 1:1, derisa Salzburgu e dërrmoi 4:1 Genkun, që nënkupton se gjërat janë shumë të hapura në Grupin E.

Në ndeshjet e tjera të zhvilluara të mërkuren, Leipzig e mundi me rezultat 3:1 Benficën, derisa Zeniti e mposhti Lyonin me rezultat 2:0.

Barcelona triumfoi ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 3-1, Ajaxi fitoi 2:0 ndaj Lille, ndërsa Chelsea dhe Valencia u ndan baras 2-2.