Fiton Lista Serbe

Fiton Lista Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën të dielën në katër komuna veriore, Leposaviq, Zveqan, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut.

Në katër komuna fitoi Lista Serbe. Në Leposaviq, Lista serbe ka marrë më së shumti vota, konkretisht 96.7%, ndërsa prej partive shqiptare prinë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me një diferencë të vogël.

Rezultatet mund t’i gjeni në tabelën e mëposhtme:

 

Katër kryetarët e komunave veriore kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, si përgjigjje ndaj taksës 100% për mallrat serbe./21Media