Dy ndeshje mjaft interesante

Dy ndeshje mjaft interesante

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës.

Vushtrria ka arritur të mposhtë Ferizajin me rezultat 3-1. Në pjesën e parë asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënojë, ndërsa në minutën 49, Shala i dha epërsinë vendasve. Në minutën 64,  Raboshta dyfishoi rezultatin, ndërsa golin e tretë e shënoi De Suoza në minutën e 74-të, derisa për mysafirët golin e nderit e shënoi Karahoda në minutën 82.

Ndeshja tjetër e zhvilluar mes Dukagjinit dhe Flamurtarit ka përfunduar me rezultat 1-2.

Golin e parë e shënuan vendasit fal Milicaj në minutën e 32-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë. Ndërsa në pjesën e dytë mysafirët arritën të shënojnë dy gola. Golin e parë e shënoi Kelmendi në minutën e 68-të, ndërsa në minutën e 90+5, Begolli shënoi golin e fitores.