Propozim në një kinema të mbushur me njerëz

Propozim në një kinema të mbushur me njerëz

Edhe kur rriten, disa vajza ëndërrojnë për të qenë princesha dhe për ta bërë një dasmë të përsosur si në përrallë. Epo, një vajzë me fat me emrin Sthuthi David, është në rrugën e saj për në dasmën e ëndrrave të saj pas një propozimi tepër romantik nga i dashuri i saj, Lee Loechler, transmeton rtv21.tv.

Kjo është e mahnitshme.

Lee i propozoi të dashurës së tij në një kinema pasi kaloi gjysmë-vjeçarin e fundit duke i animuar të dy në filmin e saj të preferuar “Bukuroshja e fjetur”. Skena ka të bëjë me Princin Lee duke i propozuar Princeshës Sthuthi.

“Nuk është çdo ditë që ju mund t’i propozoni të dashurës suaj”, kjo është ajo që tha Lee kur u ul në një gju dhe i propozoi dashurinë e jetës së tij. Ajo tha po!

Videoja e propozimit u bë virale në rrjetet sociale me mbi 1.1 milion shikime për një kohë të shkurtë. Ndërsa tani kjo video ka afo 6 milionë klikime/21Media