Një lajm i mirë për adhuruesit e artistëve

Një lajm i mirë për adhuruesit e artistëve

Channing Tatum dhe Jessie J sërish janë bashkë. Një burim ka thënë për E!News se çifti të cilët u ndanë para një muaji, janë parë së fundmi së bashku në Los Angeles.

Sipas këtij burimi, ata dukeshin në humor të mirë dhe bashkë tërë kohën, teksa ndanin mendimet rreth artikujve të ndryshëm në një dyqan.

Besohet se Channing dhe Jessie, vendosën të largohen nga njëri-tjetri sepse po përpiqeshin të shihnin si funksionon lidhja e tyre në distancë, për shkak të karrierës.

Kujtojmë se çifti u panë së bashku vetëm pak muaj pasi Tatum ishte ndarë nga bashkëshortja Jenna Dewan, me të cilën ka një vajzë./21Media