36-vjeçari tha se është kënaqësi kur luan në "San Siro"

36-vjeçari tha se është kënaqësi kur luan në “San Siro”

Sulmuesi i Fiorentines, Franck Ribery, tha se ndihet i ri kur është duke luajtur futboll. Ribery shënoi golin e tretë në fitoren e Fiorentines ndaj Milanit në “San Siro”, gol i cili u duartrokit edhe nga fansat e Milanit. 36-vjeçari tha se është kënaqësi kur luan në “San Siro”, pasi është fushë e madhe me shumë fansa.

“Jam i lumtur, kur luan në “San Siro”, është kënaqësi. Është fushë e madhe me shumë fansa. Është vështirë për fansat e Milanit, por luajtëm mirë dhe ka rëndësi për ne. Po, jam i vjetër, por ndihem i ri në fushë. Futbolli është jeta ime, andaj e dua. U transferova në Fiorentinë për t’iu ndihmuar lojtarëve dhe fansave. Jam i lumtur, por duhet të punojë çdo ditë dhe të luaj çdo javë në këtë mënyrë”, deklaroi ai.

Fiorentina është në vendin e nëntë me 8 pikë, dhjetë me pak se lideri Inter.