Francezi është në Munchen qysh nga viti 2007

Francezi është në Munchen qysh nga viti 2007

Futbollisti Franck Ribery ka vazhduar deri në fund të qershorit 2019 kontratën me Bayern Munich, njoftoi sot kampioni gjerman.

Ai ka arritur në klubin gjerman në vitin 2007 dhe që nga atëherë ka pasur 387 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke shënuar 117 gola.

Ribery në 11 sezone ka pasur 247 paraqitje në Bundesligë dhe shënoi 80 gola dhe këtë vit me Bayern për herë të tetë fitoi titullin e kampionit të Gjermanisë.