Ricardo Montolivo largohet nga futbolli

Ricardo Montolivo largohet nga futbolli

Ricardo Montolivo, 34 vjeçar i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist. Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi duke e akuzuar klubin e Milanos që ia shkatërroi karrierën e tij.

Në një intervistë për mediat italiane, Montolivo e ka fajësuar Genaro Gattuson që e detyruan të tërhiqej nga futbolli para kohe.

18 muajt e fundit te Milani ishin një kalvar i vërtetë për mua. Më nxorrën jashtë projektit, nuk më jepnin asnjëherë përgjigje, më fshihnin të vërtetat dhe më detyruan të tërhiqesha nga futbolli. Nëse do u kisha shpallur luftë do kisha fituar me siguri diçka por po ta bëja diçka të tillë nuk do shihja dot veten në pasqyrë. Gattuso asnjëherë nuk ma shpjegonte arsyen se përse më linte jashtë. Më thoshte që nuk luaja sepse nuk kisha minutazhin e duhur në këmbë, por kurrë nuk më fuste në lojë. Dhe pastaj të mos thonë që refuzova transferimin”, deklaroi Ricardo Montolivo./21Media