Mysafirët special të Anibar 2019

Mysafirët special të Anibar 2019

Bryan Newton regjisor i serisë “Rick & Morty” dhe Matt Taylor, regjisor i “Rick & Morty Exquisite Corpse”, do të na bashkohen këtë vit në Anibar përmes diskutimeve të hapura dhe duke ndarë eksperiencën e tyre e të qenurit pjesë e ekipës që ka punuar në serinë që u shfaq për tre sezona me radhë në programin e mbrëmjes të Adult Swim në kuadër të rrjetit të kanalit për animacione Cartoon Network.

Bryan Newton nga Los Angelos, ka drejtuar disa nga episodat më të pëlqyera të “Rick dhe Morty” dhe Anibar këtë vit po e sjellë atë për të folur për punën e tij në programe të animuara për të rritur si dhe për suksesin që kanë arritur me “Rick & Morty” duke fituar cmime Emmy në dy kategori, atë të kritikës më të mirë për filmat e animuar (2018), dhe programit më të mirë ë animuar(2018).

Newton është i njohur për punën e tij në Rick dhe Morty (aktiv që nga 2013-ta), Aventurat e Ninja Cowboy (2009), dhe Teen Titans Go! (2013). Por kjo nuk është e tëra. Newton është pjesë e “kuzhinës” që po gatuan sezonin e shumëpritur, të katërtin me radhë të serisë “Rick dhe Morty”.

Matt Taylor ndërkaq është artist po ashtu me origjinë nga Los Angeles, dhe me mbi një dekadë përvojë në industrinë e animacionit. Ai punoi në Titmouse Inc. për një pjesë të madhe të karrierës së tij në seri televizive si Metalocalypse, Superjail!, Kina IL, Moonbeam City dhe për serinë fituese të disa cmimeve Emmy, King Star King. Ai po ashtu ka drejtuar një numër projektesh, duke përfshirë “The Rick dhe Morty Exquisite Corpse”. Matt gjithashtu ka punuar në mënyrë të pavarur, duke krijuar ID të stacionit për Adult Swim dhe animacion për videon muzikore “Cut Chemlight Moonlighting With Biz”. Matt aktualisht punon në Cartoon Network si dizajnues karakteresh në “J.J. Villard’s Fairytales”.

Më poshtë agjenda e diskutimeve

E premte
19 korrik 2019
Kino “Jusuf Gërvalla” në Pejë

Ora: 14:00 – 16:00
Matt Taylor – regjisor i Rick dhe Morty Exquisite Corpse

E shtunë
20 korrik 2019
Kino “Jusuf Gërvalla” në Pejë

Ora: 16:00 – 18:00

Bryan Newton, regjisor i tri sezonave të “Rick & Morty” do të prezantojë punën e tij në realizimin e serisë që prej sezonit të parë dhe episodit të parë dhe disa hinte nga sezoni i katërt që pritet të nis në nëntorin e vitit 2019./21Media