Metoda të thjeshta dhe produkte që i keni në kuzhinën tuaj

Metoda të thjeshta dhe produkte që i keni në kuzhinën tuaj

Majat e djegura të flokëve padyshim se janë tregues i flokëve jo të shëndetshëm dhe jo të trajtuar siç duhet. Një nga propozimet që sugjerohet më tepër në këto raste, është prerja e tyre. Nëse mezi i keni rritur dhe ju vjen keq t’i prisni, mund të përfitoni nga disa trajtime natyrale të përgatitura në shtëpi të cilat do t’ua rigjenerojnë flokët e djegur.

Proteinat e vezëve ndihmojnë majat e flokëve të rigjenerohen, për pasojë, flokët duken më të shndritshëm dhe më të hidratuar. Mund të përgatisni një shampo natyrale me vezë në kushtet e shtëpisë. Për këtë recetë ju duhet një vezë, një litër ujë i ngrohtë dhe 30 gr. rozmarinë e freskët.

Përgatitja: Zjeni ujin, shtoni rozmarinën dhe lëreni të pushojë. Pasi të jetë ftohur, shtoni vezën e rrahur. Zëvendësoni shampon me këtë përzierje dhe do të eliminoni majat e dyfishta duke ushqyer e hidratuar flokët.

Vaj argani me origjinë nga Maroku është një mrekulli e vërtetë për majat e dyfishta. I quajtur ndryshe si ‘ari i lëngshëm’, ai është i pasur me acide esenciale, vitaminë E dhe polifenole. Hidraton, rigjeneron dhe mbron flokun nga rrezet UV, eliminon rënien e flokëve, përshpejton rritjen e tyre dhe forcon rrënjët e riparon majat e ndara.

Aplikojeni në flokë të thatë dhe shpëlajeni më pas ose aplikojeni pas larjes duke e lënë të veprojë gjithë natën. Pas disa aplikimeve do të vini re ndryshime domethënëse.

Vajrat esencialë të avokados i bëjnë flokët tuaj më të bukur vetëm pas disa aplikimesh. Ju duhet një avokado, një lugë vaj ulliri dhe një e bardhë vezësh. Shtypni tulin e avokados dhe përziejeni në një tas bashkë me vajin dhe të verdhën e vezës derisa të merrni një masë homogjene. Aplikojeni në maja, mbështillni flokët me peshqir, lëreni për gjysmë ore dhe lani ato si zakonisht./21Media