Artistja tregon detaje edhe për albumin e ri

Artistja tregon detaje edhe për albumin e ri

Rihanna është njëra ndër këngëtaret më të komentuara në mediat botërore. Ajo njihet si njëra ndër artistet më të guximshme si në muzikë, ashtu edhe në botën e modës.

Këngëtarja së fundmi në një intervistë për “Interview Magazine”, ka shpalosur detaje nga jeta e saj private si dhe planet e saj në fushën e muzikës, përcjell rtv21.tv

31-vjeçarja gjatë intervistës u pyet edhe se a do të dëshironte të bëhej nënë, e cila u përgjigj pa hezituar, duke thënë “më shumë se çdo gjë në jetë”.

Ndërsa, sa i përket muzikës Rihanna tha se i vjen keq që albumi i zhanrit reggae nuk ka dalë ende, pasi që është duke punuar me shumë qef në të. “ Jam shumë e lumtur me të gjithë materialin qe e kemi deri tani, por nuk do ta lansoj deri sa të e shoh që është kompletuar”, citohet të ketë thënë artistja.

Kujtojmë që Rihanna së fundmi është shpallur si këngëtarja më e pasur në botë, me pasuri në vlerë prej 600 milionë dollarëve./21Media

 

View this post on Instagram

 

@interviewmag

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on