Një RihUnion

Një RihUnion

Rihanna dhe Paul McCartney janë takuar pas një kohe të gjatë.

Artistët rastësisht qëlluan të udhëtojnë me të njëjtin aeroplan, shkruan rtv21.tv

Ata nuk kanë punuar së bashku pas projektit të tyre në vitin 2015, por kjo nuk i ndaloi të bënin shaka gjatë fluturimit nga New Yorku për në Londër.

Rihanna nuk hezitoi të ndaj me mbi 77 miliona ndjekësit e saj në Instagram momente nga takimi me anëtarin e Beatles, duke e quajtur një “RihUnion” apo ribashkim.

Unë jam gati t’ju bëj juve të qeshni, Z. McCartney”, qeshi ajo. “Si jeni në fluturimin tim? Kush është kjo fshatare duke filmuar këtë legjendë?”.

Kush është kjo që po filmon mua? Po, kjo është ajo që dua të them”, ia kthehu me shaka McCartney.

Kujtojmë se Rihanna dhe McCartney bashkuan forcat në këngën e tyre “FourFive Seconds” në bashkëpunim me reperin Kanye West, të cilën e performuan në 57 vjetorin e Grammy Awards dhe në ‘Desert Trip Weekend’ në vitin 2015./21Media