Rihanna do të performojë në ‘Super Bowl 2023’

Rihanna do të jetë kryesuese e shfaqjes së pjesës së parë të “Super Bowl 2023”.
34 vjeçarja e ka bërë të ditur vet lajmin e madh të dielën duke shpërndarë një fotografi të krahut të saj me tatuazh duke shtrënguar një top futbolli. Postimi mori afro 700 mijë pëlqime në 20 minutat e para, duke përfshirë një nga Lizzo, e cila shkroi ‘ulëritëse’ në komentin e saj.
NFL gjithashtu publikoi lajmin e madh në Twitter me të njëjtën fotografi dhe mesazhin ‘Let’s go #SBLVII’.
Kjo vjen pasi këngëtarja e hitit “Diamonds” refuzoi mundësinë për të performuar në ‘Super Bowl’ në vitin 2019. Super ylli tha se e refuzoi ftesën për shkak të mënyrës se si ishte trajtuar Colin Kaepernick./21Media

Back to top button