Ngjajshmëri të madhe mes Rihannës dhe një vajze të vogël

Ngjajshmëri të madhe mes Rihannës dhe një vajze të vogël

Të takosh versionin tënd kopje diku në botë është një eksperiencë e veçantë. Në këto rastësi hasin shpesh edhe të famshmit, shkruan rtv21.tv

Këngëtarja e njohur dhe shumë dashur për publikun, Rihanna së fundmi duket se ka mbetur e habitur pasi ka parë një vajzë, e cila ka ngjajshmëri të madhe me të.

Për 73.4 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Rihanna orë më parë, publikoi footgrafin e vajzës së vogël, që në pamje të parë, të lë të kuptosh se është Rihanna e vogël.

“Për pak më ra telefoni nga duart. Si?”, ka shkruar Rihanna pranë fotografisë së publikuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

almost drop my phone. how?

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

Kujtojmë që, Rihanna së fundmi është shpallur si këngëtarja më e pasur në botë, me pasuri në vlerë prej 600 milionë dollarëve./21Media