Rihanna flirton me ish të dashurin e saj

Rihanna flirton me ish të dashurin e saj

Këngëtarja Rihanna është në lidhje me miliarderin Hassan Jameel por si duket ajo ende po mendon për ish të dashurin e saj, Chris Brown.

Në postimin e fundit në Instagram, ku ajo promovon linjën e produkteve kozmetike, në sfond dëgjohet kënga e reperit por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i reperit, duke i komentuar me një emoji zemër.

Ndjekësit e saj me të vërejtur detajin i kanë shkruar duke i thënë se po flirton hapur me Chris Brown, shkruan rtv21.tv.

Ende nuk dihet lidhje që kanë dyshja mes vete por reperi shpesh herë i ka bërë komente provokuese në postimet e këngëtares me të brendshme.

View this post on Instagram

 

Gang Gang. just me and my #GlossyPosse !!! @fentybeauty

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

 Për shkak të dhunës fizike që ushtroi Chris në Rihanën lidhja e tyre mori fund para shumë vitesh. Rihanna ka plot dy vite që është në lidhje me Hassan./21Media