Ky koleksion ngjason në dizajnet e viteve të 90-ta

Ky koleksion ngjason në dizajnet e viteve të 90-ta

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ditë më parë në New York prezantoi e koleksionin e saj të ri, Fenty X Puma pranverë 2018, me një shfaqje të veçantë, me motoçiklistët duke bërë akrobacione në sallën e improvizuar me kodra artificiale.

Rihanna, për punimin e këtij koleksioni u inspirua nga biçikletat BMX, gjë që u pa qartë në pistën e modës, me kostume të dedikuara për ngasje me motorë, pantallona të shkurtra për biçiklistë e xhaketa me kapela.

Por, pjesën më të madhe të dizajneve, modelet i prezantuan të kombinuara me këpucë, sandale apo çizme me taka të larta.

Me fjalë të tjera, ky koleksion ngjason në dizajnet e viteve të 90-ta, ku meshkujt prezantuan xhaketa të mëdha, në kombinim me pantallona goxha të mëdhenj, që vinin me ngjyra të ndryshme.

Kostumet e banjos u panë të veshura nën pantallona të shkurtra dhe të ngushta.

Në radhë të modeleve që prezantuan dizajnet e reja të Rihannës ishin disa prej yjeve të modës, përfshirë këtu Joan Smalls dhe veteranja e Victoria’s Secret, Adriana Lima.

Ky ishte koleksioni i katërt i Rihannës, të cilin e ka prezantuar në bashkëpunim me kompaninë multinacionale gjermane për veshmbathje sportive, Puma./21Media