Kanë filluar dyshimet se Rihanna është në pritje të fëmijës së parë

Kanë filluar dyshimet se Rihanna është në pritje të fëmijës së parë

Këngëtarja e njohur dhe shumë dashur për publikun, Rihanna ishte e pranishme në “ The Diamond Ball”, event ky të cilin e organizoi vet ajo me shumë të ftuar VIP.

Në këtë event Rihanna si çdo herë dukej shumë bukur, ku kishte të veshur një fustan të zi, kurse pjesën e fundit të bardhë, shkruan rtv2r.tv

 

 

Unë jam një grua e zezë. Unë vij në jetë nga një grua e zezë që ka ardhur në jetë nga një grua e zezë dhe unë do të lind një vajzë të zezë. Kjo është ajo që jam. Thjeshtë thelbi i atij që jam në frymë dhe në ADN. Dhe gjithmonë qëndroj në atë që besoj dhe që e dua dhe që e di, të cilin e respektoj”, tha ajo gjatë një intervistë të realizuar gjatë eventit.

Pas kësaj interviste fansat e saj ishin ata që filluan të shkruanin në rrjetet sociale se 31-vjeçarja vërtetoi në mënyrë delikate se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Kam zbuluar se Rihanna është shtatzënë dhe kam anuluar paraqitjen time në shkollë sot”. “Rihanna është shtatzënë. Kjo është ajo me çfarë po merremi tani”, janë disa prej komenteve të fansave të bëra në rrjetet sociale.

Në vitin 2017, këngëtarja filloi të takohej me biznesmenin Hassan Jameel. Kohët e fundit, gjatë një interviste ajo konfirmoi që është përfundimisht e dashuruar. /21Media