Rihanna shton dyshimet se është shtatzënë

Rihanna shton dyshimet se është shtatzënë

Këngëtarja e njohur Rihanna ka marrë pjesë dje në premierën e filmit të saj të ri “Valerian and the City of a Thousand Planets”.

Ajo është shfaqur me një fustan ngjyrë rozë, me mëngë të fryrë e të mëdha dhe me bisht shumë gjatë dhe një palë sandale poashtu ngjyrë rozë që lidheshin deri në gjunjë.

Me fustanin që ajo ka zgjedhur ka shtuar shumë dyshimet se është shtatzënë,  pasi është siguruar mjaft mirë që të mos i duket aspak barku.

Ndryshe Rihanna ka kohë që është në një lidhje me sheikun Hassan Jameel, mirëpo edhe pse flitet për një shtatzëni të mundshme, ajo nuk ka deklaruar asgjë./21Media