Ndryshe nga ç’e prisnim Rihanna-n

Ndryshe nga ç’e prisnim Rihanna-n

Edhe pse ajo është krijuesja e një marke bukurie, Rihanna nuk ka frikë të pozojë edhe pa makijazh.

Këngëtarja nga Barbados ka publikuar një fotografi ku të veshur kishte një bluzë sportive dhe pa grim. Madje, në fytyrën e saj dallohen edhe akne por duket se kjo nuk përbën aspak problem për këngëtaren.

Selfie e parë e vitit, 2020”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos ajo.

Veçse duket e mrekullueshme edhe pa grim, Rihanna është shembull i personit të veshur në mënyrën perfekte.

Ajo çdo vit merr titullin e femrës së veshur më së miri, andaj nuk befasi që edhe vitin e kaluar ishte në këtë listë. Poashtu 31- vjeçarja  u shpall muzikantja më e pasur femër në botë në vitin 2019, falë linjës së saj të suksesshme të gjerë Fenty Beauty.

Kujtojmë se videoklipi më i klikuar e Rihannës në kanalin e saj në YouTube është ai i këngës “Diamonds”, i cili ka arritur të klikohet mbi 1.4 miliard herë./21Media