Rihapet tregu i Krishtlindjeve në Strasburg

Të martën e kaluar këtu ndodhi sulmi ku 4 veta u vranë e 11 u plagosen

Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner njoftoi sot në mbrëmje në Strasburg se nesër rihapet tregu i Krishtlindjeve, i mbyllur të martën pas sulmit të përgjakshëm.

“Konsensusi mes të zgjedhurve lokalë u arrit për rihapjen e tregut, duke nisur nga nesër’’, deklaroi Christophe Castaner, duke vlerësuar se mos hapja e tregut të Krishtlindjes do të ishte dorëzim para injorancës së atyre që urrejnë popullin tonë.

Back to top button