U diskutua për zhvillimin bujqësor dhe rural dhe për programet zhvillimore të ministrisë

U diskutua për zhvillimin bujqësor dhe rural dhe për programet zhvillimore të ministrisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka njoftuar se do të hapen pesë qendrave rajonale, të cilat do të mbështesin prodhuesit bujqësorë në arsim dhe angazhimin me partnerët e huaj në mënyrë që të shkëmbejnë përvojat në zhvillimin e sektorëve bujqësor.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç dhe delegacionin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në krye me Presidentin e Departamentit për Ballkanin dhe Evropën Juglindore,  Mahmut Cevik, me të cilët ka diskutuar për zhvillimin bujqësor dhe rural, si dhe për programet zhvillimore të ministrisë për vitin e ardhshëm.

Ministri Rikalo, gjatë këtij takimi i ka informuar ata me disa nga projektet bujqësore, të cilat parashihen të realizohen gjatë mandatit të tij, me këtë rast theksoi edhe hapjen e pesë qendrave rajonale, të cilat do të mbështesin prodhuesit bujqësorë në arsim dhe angazhimin me partnerët e huaj në mënyrë që të shkëmbejnë përvojat në zhvillimin e sektorëve bujqësor.

Nga ana e saj, ambasadorja Kivilcim Kiliç vlerësoi raportet e deritanishme mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim të mëtejmë në mes të dy vendeve, duke theksuar me këtë rast edhe gatishmërinë e saj për mbështetje në zbatimin e projekteve në mes TIKA-s dhe MBPZHR-së.

Ndërkaq, presidenti i TIKA-s, Mahmut Cevik tha se deri më tani kjo agjenci ka investuar 100 milionë dollarë nëpërmjet standardeve të BE-së përmes zbatimit të projekteve të ndryshme dhe atyre në fushën e bujqësisë në 11 vende në Ballkan.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Bujqësisë, ministri Rikalo dhe presidenti Cevik, janë pajtuar se edukimi në fushën e bujqësisë dhe modernizimi i teknologjisë bujqësore është i një rëndësie të madhe për përmirësimin e zhvillimit bujqësor dhe rural, duke treguar rëndësinë e prodhimit organik.