Rikalo tha se ministria nuk ka para për t’i kompensuar fermerët

Ministri tha se nuk ekziston asnjë fond i veçantë për kompensim të dëmeve

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo tha sot se kjo ministri nuk ka para për t’i kompensuar fermerët të cilët kanë pësuar dëme në plantacionet e tyre shkaku i reshjeve të ditëve të fundit dhe ngricave të pranverës.

Rikalo sot gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Bujqësi tha se nuk ekziston në buxhetin e ministrisë asnjë fond i veçantë për kompensim të dëmeve.

“Ne kemi mbledh së paku dy herë në vit kërkesat e bujqve fermereve. Do t’ia shkruajmë menjëherë një letër qeverisë për ndarje të fondeve nga rezervat shtetërore për ndërhyrje urgjente sepse kjo është situatë emergjente dhe bujqve duhet t’u ndihmohet”, shtoi ai.

Ai tha se në Kosovë mungon sistemi i mbrojtjes nga breshri dhe sigurimi i produkteve bujqësore.

Sipas tij, dëmet më të mëdha janë shënuar në komunën e Rahovecit në të cilën tha se 50 përqind e plantacioneve janë shkatërruar tërësisht si pasojë e motit të lig të javëve të fundit.

Anëtarët e komisionit parlamentar i kanë dhënë vërejtje ministrit Rikalo për mungesat e tij nëpër seanca, raporton kallxo.

Back to top button