Së bashku me këngën "Chances", njoftojnë edhe për publikimin e albumit të ri

Së bashku me këngën “Chances”, njoftojnë edhe për publikimin e albumit të ri

Grupi i njohur “Backstreet Boys” pas pesë viteve pauzë, kanë publikuar këngën e tyre të re.

Kënga titullohet “Chances” dhe është publikuar me videoklip, shkruan rtv21.tv

Tekstin e këngës e ka shkruar këngëtari Shawn Mendes dhe Ryan Tedder.

Grupi gjithashtu kanë treguar që do të publikojnë albumin e tyre të ri “DNA”, më 25 janar të vitit 2019.

Së bashku me publikimin e albumit të tyre të ri, grupi do të fillojë edhe një turne muzikor gjatë vitit 2019, biletat e të cilit do të dalin në shitje që nga data 14 nëntor e këtij viti./21Media