Lëkundjet janë ndjerë në Vlorë, Tiranë, Durrës

Lëkundjet janë ndjerë në Vlorë, Tiranë, Durrës

Mëngjesi i sotëm ka rikthyer edhe lëkundjet e tokës. Një tërmet me magnitutë 3.4 dhe thellësi 2 km është regjistruar në orën 07:22.

Epiqendra ka qenë 1 km në perëndim të Vorës, shumë pranë me kryeqytetin, Tiranën.

Lëkundjet janë ndjerë në Vlorë, Tiranë, Durrës dhe zonat e tjera përreth. Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale.

Të shtunën në Shqipëri ndodhi një tërmet me magnitudë prej 5.8 ballë, më pas Shqipëria u përball edhe me tërmete të tjera me fillim të ditës së diel.