"Automaton" quhet albumi i ri i grupit

“Automaton” quhet albumi i ri i grupit

Grupi britanik Jamiroquai është rikthyer në tregun muzikor. Me makinat e tij të shpejta, gratë joshëse dhe tingujt jokonvencionalë, grupi fitues i çmimeve “Grammy” publikoi albumin e 8, të quajtur “Automaton”.

Albumi i prodhuar nga vokalisti Jay Kay dhe anëtari tjetër Matt Johnson, është i pari album i publikuar që prej albumit të vitit 2010 , të  titulluar “Rock Dust Light Star”.

I krijuar në 1992-shin nga Kay, “Jamiroquai” ka përjetuar suksese të mëdha që prej albumit debutues “Emergency on Planet Earth” në vitin 1993.

Që prej atëherë, grupi ka shitur mbi 26 milionë disqe në të gjithë botën, ka fituar dy “Grammy”, dhe ka hyrë në librin e rekordeve “Guinness” për koncertin e mbajtur në bordin e një avioni.

Pas koncertit të para 6 vjetëve, që u mbajt më 28 mars në Paris, grupi do të ngjitet në skenën londineze në fundjavë./21Media