Rikthehen pritjet e gjata në Merdare

Qytetarët po presin deri në dy orë në kufi

Fluksi i madh i udhëtarëve në pikën kufitare në Merdare edhe në orët e mëngjesit, ka bërë që kolona të arrijë deri në 700 metra.

Qytetarët po presin deri në dy orë për të dalur nga Kosova përmes kësaj pike kufitare, ndërsa për të hyrë në Kosovë pritjet nuk zgjasin më shumë se 3-5 minuta, shkruan rtv21.tv.

Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se kjo është e vetmja pikë kufitare e Kosovës, që është e ngarkuar, pasi nëpër pikat tjera nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.

Raportohet se në pikëkalimet tjera kufitare udhëtarët duhet të presin deri në 10 minuta për hyrje-dalje.

Kujtojmë se edhe mbrëmë në Merdare qytetarët për të dalë nga Kosova kanë pritur deri në dy orë në kufi./21Media

Back to top button