Fluksi i mjeteve dhe qytetarëve për të dalë nga Kosova është rikthyer në disa pikë kalime kufitare të vendit

Fluksi i mjeteve dhe qytetarëve për të dalë nga Kosova është rikthyer në disa pikë kalime kufitare të vendit

Në Merdare kolona e mjeteve për të dalë nga Kosova është 1.7 kilometra e gjatë, ndërsa pritjet shkojnë mbi tetë orë. Për të hyrë në këtë pikë kalim kufitar, pritjet janë deri në dhjetë minuta, ndërsa kolona vetëm 50 metra e gjatë.

Një tjetër pikë kalim kufitar me fluks të shtuar është edhe Mutivoda ku pritjet për të dalë janë deri në 3 orë, ndërsa kolona e mjeteve është 500 metra e gjatë. Për të hyrë nga Mutivoda, pritjet janë deri në dhjetë minuta.

Edhe pse jo sa në Merdare dhe Mutivodë, edhe në Jarinje ka kolona me vetura të cilët presin deri në një orë e gjysmë për të dalë nga vendi, ndërsa hyrja nuk është shqetësim pasi nuk ka radhë.

Në Muçibabë, për të dalë, qytetarët po presin deri në 30 minuta, ndërsa tek Dheu i Bardhë 15 minuta. Për të hyrë në Kosovë nga këto dy pikë kalime kufitare pritjet nuk janë më shumë se 10 minuta.

Sipas të dhënave të orës 22:00 të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në pikë kalimet e tjera kufitare situata si në hyrje ashtu edhe në dalje paraqitet e qetë dhe nuk ka radhë me mjete.