Rikthehen reshjet e shiut dhe të borës

 

Pasi ditët e para të muajit mars u shoqëruan me mot kryesisht të ngrohtë, i ftohti me reshje shiu e bore është rikthyer në tërë vendin.

Sot vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu dhe bore, deri sa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë.

Temperaturat do të shënojnë ulje për 8-10 gradë celsius, sidomos ato maksimalet derisa minimalet do të shënojnë rritje të lehta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s./21Media

Back to top button