Dylani mungon, por çfarë bëjnë Brenda dhe Brendon, fillojnë xhirimet e “Beverly Hills”

Dylani mungon, por çfarë bëjnë Brenda dhe Brendon, fillojnë xhirimet e “Beverly Hills”

Kanë nisur xhirimet e para të serialit të famshëm “Beverly Hills”. Seriali kthehet pas 19 vjetësh me kastin e famshëm të aktorëve, por që mungon njëri prej roleve kryesore, Dylani, pasi që aktori Luc Perry që luajti atë vdiq në muajin mars të këtij viti.

Personazhet kryesore, Brenda, Brendoni, Andrea, Donna, Davidi, Steve , Kelly janë prezent por me 19 vjet më shumë në jetën e tyre.

Se çfarë ka rezervuar fati për ta, çfarë kanë bërë gjatë këtyre viteve, do të kuptohet me fillimin e sezonit të ri të serialit më 7 gusht të këtij viti në kanalin Fox./21Media